Ministrja Haxhiu ndalon shfrytëzimin e veturave të ministrisë jashtë orarit
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë me dije se nga sot ka marr vendim që veturat e ministrisë që ajo drejton të mos përdoren jashtë orarit të punës.
Ajo ka njoftuar se ka marrë edhe vendim për shfuqizimin e 24 vendimeve dhe se do të përkujdeset që paraja publike të mos keqpërdoret.
“Nën përcaktimin tonë si Qeveri që të ndalim ‘gjakderdhjet financiare’ dhe reduktimin e shpenzimeve qeveritare, kam marr vendim për të shfuqizuar 24 vendime, lidhur me përdorimin e automjeteve zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë jashtë orarit zyrtarë të punës. Nga sot veturat e Ministrisë së Drejtësisë, do të përdoren vetëm sipas procedurave të Udhëzimit Administrativ 03/2008. Si ministre e Drejtësisë do të kujdesem deri në detaje që pasuria dhe paraja jonë publike të mos keqpërdoren ashtu siç ka ngjarë me pushtetet e kaluara. Bashkëngjitur gjeni vendimin!”, ka shkruar Haxhiu në llogarinë e vet në “Facebook”.