
Ministrja Haxhiu: Në Prekaz të Poshtëm u gjeten mbetjet mortore të tre personave
09 nëntor 2023
| 14:26
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se në fshatin Prekaz i Poshtëm janë gjetur mbetjet mortore të 3 personave.
Dyshohet që këto mbetje janë që nga lufta e fundit.
“Në Prekaz të Poshtëm gjenden mbetjet mortore të tre individëve. Ekipet e Institutit të Mjekësisë Ligjore me mbështetjen e EULEX-i, KQPZh dhe PK, kanë lokalizuar mbetjet kockore të së paku tre individëve të cilët dyshohet se janë nga lufta e fundit në Kosovë. Mbetjet do të dërgohen në IML për vazhdimin me procedurat e ekzaminimit dhe identifikimit mjekoligjor. Në vendin ku janë gjetur mbetjet mortore, punimet do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim”, ka shkruar Haxhiu në “Facebook”.