Ministrja Haxhiu nënshkruan marrëveshje me QKRMT-në
14 shkurt 2020
| 17:07
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Qendrën Kosovare për Rehabilitilimin e të Mbijetuarve të Torturës, drejtoreshën ekzekutive, Feride Rushiti.
Me anë të kësaj marrëveshje, anëtarëve të QKRMT-së, u lejohet që të vizitojnë Institucionet Korrektuese të Kosovës, në pajtim me dispozitat e ligjit të zbatueshëm dhe rregullave në fuqi.
Ministrja Haxhiu, falenderoi Rushitin, për punën dhe angazhimin e vazhdueshëm për përmirësimin e gjendjes në Shërbimin Korrektues të Kosovës dhe u dakorduan për bashkëpunime të mëtejme.
/Epoka e re/