Ministrja Haxhiu padashje e fyen qeverinë: Ne kishim dashur një qeveri tjetër, jo kështu si palaço
Ministrja e Drejtësisë është nervozuar shumë me akuzat e opozitës për korrupsion.
Në seancën e sotme parlamentare, ku është diskutuar për raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit (DASh), i cili flet për korrupsion serioz qeveritar, Haxhiu gabimisht ka fyer qeverinë, pjesë e së cilës është ajo.
Duke u munduar t’i thotë opozitës si palaço, ajo këtë epitet ia ka dhënë qeverisë Kurti.
“Prandaj nuk kemi nevojë për leksione prej juve, përveç se me ju thanë se jeni opozitë pa kauzë. Jeni opozitë pa plan, fatkeqësisht. Për neve si qeveri është fatkeqësi me e pasur një opozitë pa plan, pa kauzë, pa strategji dhe e cila çka t’i del gjatë ditës diçka e bënë temë në Kuvendin e Kosovës. Ju kështu jeni, kjo është fatkeqësi për neve, sepse ne kishim dashur një qeveria tjetër, jo kështu si palaço” ka thënë Haxhiu.