Ministrja Haxhiu paralajmëron shkarkimin e Nehat Thaçit
23 prill 2021
| 11:36
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në një konferencë për media ka thënë se do të nisin procedurat për shkarkimin e drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi.
“Që nga momenti që kam pranuar detyrën jemi zotuar për zbatimin e ligjit, pavarësisht sfidave. Kemi identifikuar probleme dhe kemi shfuqizuar disa vendime. Para disa ditëve kemi pranuar në kabinet disa informata për shkelje në Shërbimin korrektues të Kosovës. Janë lidhur kontrata dhe janë bërë transfere të paligjshme. Sot do të nisim proceduarat për marrjen e masave ndaj drejtorit të Shërbimit Korrektues”, ka thënë Haxhiu.