Ministrja Haxhiu: Partitë e PLAN-it do të mbahen mend për tendencën e përhapjes së panikut

05 prill 2020 | 21:44

Ministrja në detyrë e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ka thënë se institucionet po vazhdojnë të bëjnë punën në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook”, ka thënë se partitë e PLAN-it do të mbahen në mend vetëm për tendencën e përhapjes së panikut dhe përçarjes në këtë kohë pandemie, në vend që të ishin krah institucioneve dhe të ndihmojnë në këto ditë të vështira.

Postimi i plotë i saj:

Institucionet po vazhdojnë të bëjnë punën në mënyrën më të mirë të mundshme. Menaxhimi i duhur i kësaj situate është çelësi i pasojave të vogla nga ky virus. Qasja e duhur e Qeverisë e kombinuar me disiplinën e qytetarëve është ilaçi më i mirë.

Ndërkaq, qytetarët, partitë e PLAN-it, do t’i mbajnë në mend vetëm për tendencën e përhapjes së panikut dhe përçarjes në këtë kohë pandemie, në vend që të ishin krah institucioneve dhe të ndihmojnë në këto ditë të vështira. Ata që dështuan të krijojnë situata të jashtëzonshme në letër, dje u përpoqën të nxisin incidente në terren.

Të dashur qytetarë,

ruajeni qetësinë, shmangni deklaratat e tyre me motive përçarëse dhe vazhdoni t’i besoni atyre që po bëjnë çmos për të shpëtuar jetët e njerëzve, stafit mjekësor e poashtu edhe policisë, ashtu siç keni bërë deri tash.

#rrinëshpi

#papanik

#mekujdestështuar

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kete jave "n'Kosove Show", mysafir, ishte kryetari i komunes se…