Ministrja Haxhiu raporton sot në Komisionin për Legjislacion
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu do të raportojë sot para deputetëve të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit.
Në këtë komisionin do të shqyrtohet në parim projekt-kodi i procedurës penale.
Po ashtu do të shqyrtohet në parim edhe projektligji në bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështje civile.
Komisioni do të mblidhet në ora 10:00.
Rendi i ditës:
1. Miratimi i rendit të ditës;
2. Votimi në lidhje me kërkesën e Kryetarit të Kuvendit për interpretim të Rregullores së Kuvendit;
3. Shqyrtimi në parim i Projekt-kodit nr.08/L-032 i procedurës penale;
E ftuar Ministrja e Drejtësisë znj. Albulena Haxhiu.
4. Shqyrtimi në parim i Projektligjit nr. 08/L-020 për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështjet civile;
5. Shqyrtimi në parim i Projektligjit nr. 08/L-026 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 04/L-213 bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështjet penale;
6. Raporti i punës së Komisionit për sesionin pranveror;
7. Formimi i grupit punues për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit sipas planit të punës së Komisionit;
8. Të ndryshme.
Vendi: N506
Koha: 10:00