Ministrja Haxhiu: Rasti duhet të zbardhet sa më parë
26 nëntor 2021
| 22:42
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë me dije se ekipi i Institutit të Mjekësisë ligjorë është në vendin e ngjarjes në Gllogjan, ku mbrëmjen e së premtes një autobus që po bartte nxënës është sulmuar me armë zjarri, që si pasojë tre persona humbën jetën.
“Krim i rëndë mbi nxënësit dhe qytetarët ndodhi sonte në Gllogjan të Deçanit. Në këto momente të rënda, bashkëndjejmë me familjarët e viktimave dhe lutemi për shëndetin e personave të plagosur. Ekipi i Institutit të mjekësisë ligjore është në vendin e ngjarjes dhe jemi në komunikim të vazhdueshëm me institucionet. Ky rast duhet të zbardhet sa më parë dhe kriminelët duhet të përballen me drejtësinë!”, ka reaguar Haxhiu në llogarinë e saj në “Facebook”.