Ministrja Haxhiu: Shpresojmë se Kodi Civil do të kalojë në Kuvend

26 tetor 2022 | 12:18

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se Projektkodi Civil do të kalojë së shpejti në Kuvendin e Kosovës.

Ajo ka thënë se ky është një dokument tejet i rëndësishëm dhe beson se kësaj radhe do të marrë miratimin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

“Besoj që shumë shpejtë do ta procedojmë në Kuvendin e Kosovës. Kësaj radhe kodi civil do të kalojë në Kuvend për faktin se është dokument i rëndësishëm. Kemi pasur takime me deputetët, marrë parasysh rëndësinë e kodit civil besojmë që Kodi Civil kësaj radhe do të miratohet në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Haxhiu.

Më tutje, Haxhiu e ka ndërlidhur miratimin e Kodit Civil edhe me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Siguria ime bazohet pasi që në takimet me grupin parlamentar, nuk them që secili deputet do të votojë për, ka ende disa që i kanë qëndrimet e bisedimet e tyre, po them edhe njëherë që qeveria dhe grupi parlamentar në shumicë angazhohet në avancimin e të drejtave të njeriut”.

“Aplikimi në Këshillin e Evropës është jashtëzakonisht i rëndësishëm për Kosovën. Për tu bërë anëtar duhet të respektohen së pari të drejtat e njeriut”, ka deklaruar ministrja Haxhiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanye West nuk do të jetë më në gjendje ta…