Ministrja Haxhiu takoi homologun e saj turk Abdulhamit Gul

22 nëntor 2021 | 19:45

Në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Turqisë, ministrja Haxhiu sot ka takuar ministrin turk të Drejtësisë, z. Abdulhamit Gül.

Ministri Gül i uroi mirëseardhje Ministres në Republikën e Turqisë me ç’rast e falënderoi Kosovën si vend mik për bashkëpunimin e deritanishëm dhe u shpreh i gatshëm që të thellohet ky bashkëpunim në të ardhmen.

Ministrja Haxhiu e falënderoi Ministrin për pritjen e ngrohtë dhe shprehu interesimin për thellimin e marrëdhënieve me shtetin mik që pakursyer po i ndihmon Kosovës në procese me rëndësi të veçantë.

Gjatë këtij takimi, Ministrat u dakorduan që të nisin procedurat për lidhjen e marrëveshjeve bilaterale në fushën civile, ndihmën tekniko-administrative për digjitalizimin e sistemit të Noterisë si dhe përshpejtimin e ratifikimit të marrëveshjeve bilaterale në fushën penale nga shteti Turk.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i zgjedhur i Mitrovicës, Bedri Hamza do të betohet…