Ministrja Haxhiu takon kryeparlamentaren e Shqipërisë

05 tetor 2021 | 15:14

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka zhvilluar sot një takim me kryeparlamentaren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla.

Ky takim vjen sipas agjendës së planifikuar për disa takime radhazi që ministrja e Drejtësisë po zhvillon gjatë kësaj jave në Republikën e Shqipërisë, duke u fokusuar në institucionet e sistemit të drejtësisë dhe organeve të dala nga reforma në drejtësi.

Ministrja Haxhiu shprehu kënaqësi për takimin dhe i uroi mbarësi Lindita Nikollës, në punët si kryetare e Kuvendit.

Po ashtu, ministrja Haxhiu vlerësoi rolin e Kuvendit për vetingun në sistemin e drejtësisë.

Nga ana tjetër, kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, ka falënderuar ministren Haxhiu për urimet dhe shprehu mbështetjen për forcimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit mes Kuvendit të Shqipërisë dhe institucioneve vendore në Kosovë.

Ministrja Haxhiu gjithashtu takoi kryesuesen e Komisionit të ligjeve, Klotilda Bushka, me të cilën bashkëbiseduan mbi përparësitë, mësimet dhe sfidat e reformës në drejtësi në Shqipëri dhe vizionin e ministres Haxhiu në nismat e ndërmarra e në planifikim në kuadër të reformës në drejtësi në Kosovë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata Ndërkombëtare e Tenisit ka nisur një hetim në lidhje…