Ministrja Haxhiu tregon arsyen pse e mori djalin nga çerdhja me veturë zyrtare
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka pranuar se e ka shfrytëzuar veturën zyrtare për të marrë fëmijën nga çerdhja.
Haxhiu ka thënë se ka qenë e detyruar ta marrë djalin nga çerdhja dhe të shkonte në punë me të pasi siq është shprehur ajo, përveq që është ministre është edhe nënë.
“Sqarim për opinionin publik: Disa portale paskan publikuar fotografinë time, duke marrë fëmiun nga çerdhja. Për gjithë ata që shkruajnë, duhet bërë e qartë se përveç se jam Ministre, jam edhe nënë. Në kohën kur ende kisha punë në Ministri dhe s’mund ta lija djalin në çerdhe, meqenëse as bashkëshorti s’ishte këtu, isha e detyruar ta merrja dhe sërish të kthehesha në punë, bashkë me të! Kaq në lidhje me këtë lajm”, ka shkruar Haxhiu në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/