Ministrja Haxhiu vizitoi në Viti dy familje atdhetare

27 mars 2023 | 21:06

Gjatë vizitës në Viti, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë me dije se ka qëndruar edhe te dy familje atdhetare.

Te familja e dëshmorit Njazi Azemi dhe Jonuz Zejnullahu.

“Në shtëpinë e dëshmorit Jonuz Zejnullahu, u pritëm nga djali dhe bashkëshkortja e tij. Mes kujtimesh të zonjes Makfire që i rriti fëmijet e vetme dhe krenarisë së djalit të saj i cili e mban emrin e babait dëshmor, bashkëbisedimi me ta ishte sa krenar po aq edhe përkujtuese që drejtësia është e domosdoshme”, ka bërë me dije Haxhiu.

Ajo tha se te familja e dëshmorit Nijazi Azemi, u pritën nga babai i dëshmorit, Ramush Azemi dhe familjarët e tjerë.

“Familje bujare. Rrëfime nga lufta dhe përpjekja për drejtësi e munguar janë veti që të lënë mbresa të forta. Vlerat për të cilat dhanë jetën dëshmorët janë ato që neve na bëjnë të punojmë e angazhohemi çdo ditë për të ndërtuar një vend siç ata e ëndrronin”, ka theksuar ministrja Haxhiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka bërë thirrje që më…