Ministrja Hoxha: Bushi për historinë tonë mbetet i paharrueshëm
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, me rastin e vdekjes së ish-presidentit Bush, ka shprehur ngushëllime për popullin amerikan dhe Familjen Bush, duke e vlerësuar si “burrështetasin e jashtëzakonshëm i cili për historinë tonë, do të mbetet i paharrueshëm”.
Postimi i plotë i ministres Hoxha në Facebook:
Lajm tronditës nga ShBA. Ish-presidenti amerikan, George H.W. Bush, ka ndërruar jetë.
Në këtë ditë të dhimbjes së madhe, i shpreh ngushëllime dhe i bashkohem dhimbjes së popullit amerikan dhe Familjes Bush.
Sot, ShBA dhe Familja Bush, humbi burrështetasin e jashtëzakonshëm i cili për historinë tonë, do të mbetet i paharrueshëm, sepse që me 1992 përcaktoi “Vijën e kuqe”, duke paralajmëruar tërheqjen e Serbisë nga Kosova.
I paharrueshëm do të jetë në zemrat tona! Ngushëllime!.