Ministrja Hoxha: Çdo pengesë për rininë tonë është pengesë për integrimin euroatlantik

13 mars 2019 | 15:27

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka takuar sot përfaqësuesit e Unionit Nacional të Studentëve të Republikës së Kosovës, me të cilët ka biseduar për procesin integrues të Kosovës.

Ajo ka thënë se procesi integrues është kurora e angazhimit tonë politik e institucional, për vlerat dhe integrimin brenda vlerave të Bashkimit Evropian. “Jemi dhe do të mbesim pjesë e këtyre vlerave, historisë dhe kulturës evropiane”, ka thënë Hoxha në takim me përfaqësuesit e Unionit Nacional të Studentëve të Republikës së Kosovës.

“Ne nuk do ta humbim durimin edhe kur na bëhet padrejtësi dhe kur përdoren parime të ndryshme për çështje të njëjta, por, ne do ta themi hapur se motoja, të bashkuar me diversitet, nuk është i plotë pa neve dhe vlerat e rinisë tonë e cila shkëlqen në të gjitha fushat e dijes, shkencës, sportit, kulturës e artit në nivel global. Të rinjtë tanë, kanë qenë promotor të ideve më përparimtare të kombit dhe shtetit tonë, andaj misioni i rinisë tonë, sot, vijon në fushat e reja të arritjeve globale. Gjithsesi, çdo pengesë për rininë tonë, është pengesë e proceseve më të ndjeshme të vendit tonë, integrimin euroatlantik”, ka thënë ministrja Hoxha.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bayern Munchen do të presë mbrëmjen e sotme Liverpoolin në…