Ministrja Hoxha e priti Hahnin në kufi, e vlerëson të rëndësishme vizitën e tij

03 dhjetor 2018 | 17:04

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka pritur sot komisionarin e Bashkimit Evropian për zgjerim, Johannes Hahn, në kufirin shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, duke e vlerësuar vizitën e tij si të rëndësishme.

Postimi i plotë i ministres Hoxha në llogarinë e saj në “Facebook”:

Në kufirin shtetëror me Serbinë, në Merdar, sot, mirëprita ardhjen e Komisionarit për zgjerim të Bashkimit Evropian, Johannes Hahn.

Ardhja e tij sot në Kosovë, është me rëndësi sepse është e lidhur me klimën aktuale në raportet e Republikës së Kosovës me fqinjët, me mesazhe të paralajmëruara për promovimin e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunim rajonal.

Gjithsesi, fokusi ynë është jo vetëm fqinjësia e mirë dhe bashkëpunimi rajonal për të cilën kemi dhënë prova të bollshme, por edhe integrimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe liberalizimi i vizave.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Haki Shatri, këshilltar për ekonomi i kryeministrit Ramush Haradinaj, ka…