Ministrja Hoxha: Epopeja e UÇK-së shënon ngjarjen më madhore të historisë tonë të re
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, me rastin e 21-vjetorit të Epopesë së UÇK-së dhe sakrificës së Familjes Jashari, ka potencuar se Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e filluar nga komandanti legjendar Adem Jashari dhe familja e tij, do të shënojnë ngjarjen më madhore të historisë tonë të re, ditë kur mbarë kombi u bashkua dhe u vu në shërbim të çlirimit dhe fitores.
Postimi i plotë i ministres Hoxha në llogarinë e saj në “Facebook”:
Para 21 vitesh, 5, 6 dhe 7 Marsi ishin ditë që do të shënonin sakrificën e pashembullt nga Familja Jashari, ditë e përkushtimit titanik dhe vendosmërisë, për të fituar lirinë, ditë e ndarjes një herë e përgjithmonë nga robëria shekullore.
Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e filluar nga Komandanti legjendar Adem Jashari dhe Familja e tij, do të shënojnë ngjarjen më madhore të historisë tonë të re, ditë kur mbarë kombi u bashkua dhe u vu në shërbim të çlirimit dhe fitores.
Lavdi e përjetshme Komandantit legjendar Adem Jashari dhe Familjes Jashari!
Lavdi e përjetshme për heronjtë, dëshmorët dhe martirët e lirisë!