Ministrja Hoxha: Gratë në vendimmarrje duhet të jetë rregull, jo përjashtim

27 mars 2019 | 13:00

Rrjeti i Grave të “Business Forum Prizren” ka organizuar mbledhjen e radhës me temën: “Fuqizimi i grave në vendimmarrje”, ku ishin të pranishme ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, aktivistja e të drejtave të grave dhe këshilltarja politike, Valdete Idrizi, nënkryetarja për komunitete nga Komuna e Prizrenit, Memnuna Ajdini, si dhe anëtare të këtij forumi dhe aktiviste nga Prizreni dhe më gjerë.

Ministrja Hoxha ka thënë se gratë në vendimmarrje duhet të jenë rregull, jo përjashtim.

“Barazia gjinore është vlerë thelbësore e demokracisë, andaj gratë në vendimmarrje janë pjesë e të arriturave të çdo shteti demokratik. Gratë në vendimmarrje duhet të jetë rregull, jo përjashtim. Fuqizimi i grave në vendimmarrje do të jetë vlera më e qëndrueshme për proceset që po kalojmë deri në integrimin e plotë euroatlantik”, është shprehur ajo.

Hoxha ka theksuar se gratë janë shtyllë e shtëpisë dhe e shtetit.

“Kjo nuk do mend, por duhet të japim shembuj se vërtetë duam edhe familje edhe shtet me shtylla të forta. Thjeshtë, zgjidhja është e lehtë duke u fuqizuar gratë në vendimmarrje”, ka deklaruar Hoxha.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka…