
Ministrja Hoxha: Kryesimi i Presidencës evropiane nga Finlanda, premtues për Kosovën
Sot Finlanda mori kryesimin e Presidencës evropiane, këtë e përshëndeti ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha që me këtë rast, potencoi se “ky gjashtëmujor është premtues për proceset të cilat po i kalon vendi ynë, është premtues për ngritjen e institucioneve të reja të BE-së duke fuqizuar frymën dhe unitetin evropian”.
Postimi i ministres Hoxha në rrjetin social “Facebook”:
Nga sot, Presidenca evropiane udhëhiqet nga Finlanda. Ky gjashtëmujor është premtues për proceset të cilat po i kalon vendi ynë, është premtues për ngritjen e institucioneve të reja të BE-së duke fuqizuar frymën dhe unitetin evropian.
Presim që Finlanda si vend përkrahës i zhvillimit të proceseve tona integruese, të shtyjë përpara jo vetëm agjendën integruese për rajonin e Ballkanit, por edhe reformat tjera përafruese me vlerat e BE-së.