Ministrja Hoxha: Liria e mediave, thelbësore në demokraci
18 prill 2019
| 16:01
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka vlerësuar arritjen e Kosovës të renditet e 75-ta, në renditjen globale për lirinë e medias, para shumë vendeve të BE-së.
Ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook”, ka shkruar se liria e mediave është thelbësore për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe demokracinë.
“Reformat që prodhojnë rezultate – Kosova renditet në vendin #75, në raportin #WorldPress Freedom, më i larti në rajon dhe është përpara me renditje ndaj disa shteteve të BE-së si Hungaria, Bullgaria, Malta. Liria e mediave është thelbësore për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe demokracinë”, ka shkruar ministrja Hoxha.
/Epoka e re/