Ministrja Hoxha: Marrëveshja IPA 2018 do të hyjë në fuqi më 31 dhjetor
Në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës, të fundit, të kësaj legjislature me shumicë votash është miratuar Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për programin Instrumenti i Ndihmës së Paraanëtarësimit (IPA) 2018.
Me këtë rast, ministrja e Integrimit Evropian (MIE), Dhurata Hoxha, ka thënë se IPA 2018 është marrëveshje e rëndësishme për mbështetjen e vendit tonë gjatë procesit integrues në fusha qenësore si sundimi i ligjit, qeverisja e mirë, zhvillimi i qëndrueshëm dhe mbrojtja e ambientit.
Ajo ka treguar se kjo marrëveshje e pritet të hyjë në fuqi më së largu deri më 31 dhjetor të këtij viti.
“Qeveria e Republikës së Kosovës së bashku me Bashkimin Evropian (BE) kanë negociuar dhe nënshkruar Marrëveshjen Financiare IPA 2018 në vlerë prej 94.7 milion euro, ku 90.5 milion euro financohen nga BE-ja dhe pjesa e mbetur bashkë financohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Nën koordinimin e MIE-së janë kryer të gjitha procedurat e nevojshme rreth marrëveshjes financiare për IPA 2018”, ka theksuar Hoxha.
Ajo ka falënderuar deputetët për trajtimin me prioritet ratifikimin e kësaj marrëveshje duke i kontribuar në masë të madhe procesit reformues të Republikës së Kosovës.
/Epoka e re/