Ministrja Hoxha mban ligjëratë me studentët e akademisë verore
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka mbajtur sot një ligjëratë me studentët e “Kosovo International Summer Academy”.
Kjo akademi verore ka 64 pjesëmarrës nga 31 shtete nga të gjitha kontinentet.
Ministrja Hoxha, në ligjëratën e saj, ka diskutuar për të arriturat dhe sfidat e procesit integrues, vlerën e shtetit dhe shtetësisë dhe përkushtimin e pandalshëm për procesin integrues euro-atlantik.
Me këtë rast ajo ka thënë se rinia kosovare padrejtësisht është e privuar nga lëvizja e lirë, nga ngritja e kapaciteteve të tyre për të qenë të barabartë me moshatarët e tyre, vlerat evropiane dhe ballafaqimin me sfidat që ofron globalizmi.
“Pjesa më e mirë e punës sime, janë ditët si kjo sot, kur filloj ditën me studentë nga anembanë bota. Në ligjëratën me studentët e ‘Kosovo International Summer Academy’ 64 pjesëmarrës nga 31 shtete nga të gjitha kontinentet, theksova vlerën e shtetit dhe shtetësisë tonë dhe përkushtimin e pandalshëm për procesin integrues euro-atlantik. Rinia jonë, padrejtësisht është e privuar nga lëvizja e lirë, nga ngritja e kapaciteteve të tyre për të qenë të barabartë me moshatarët e tyre, vlerat evropiane dhe ballafaqimin me sfidat që ofron globalizmi”.
“Ne jemi gati për marrjen e përgjegjësive, duke qenë pjesë e pandashme e vlerave evropiane. Po ashtu, u përgjigja në pyetjet e studentëve rreth dialogut, përcaktimit tonë nacional, të bashkuar në diversitet”, ka shkruar Hoxha në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/