Ministrja Hoxha merr përkrahjen e Polonisë për liberalizimin e vizave
Ministrja e Integrimit Evropian (MIE), Dhurata Hoxha, është takuar me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Polonisë, Szymon Szynkowski vel Sek, nga i cili ka kërkuar përkrahje për procesin integrues dhe votimin për liberalizim në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.
“Në takim me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Polonisë, Szymon Szynkowski vel Sek, kërkova përkrahje për procesin integrues dhe votimin për liberalizim në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Po ashtu, në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Polonisë, takova sekretaren e përgjithshme, znj. Renata Szczech, nga e cila kërkova votën e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Këshillin e Ministrave për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë. Në të gjitha takimet më siguruan se Kosova ka përkrahjen e Polonisë për liberalizimin e vizave. Polonia mbetet përkrahëse e synimeve tona!”, ka shkruar Hoxha në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/