Ministrja Hoxha mirëpret arritjen e marrëveshjes për demarkacionin
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka mirëpritur nënshkrimin e marrëveshjes mes Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.
Lidhur me këtë marrëveshje, ministrja Hoxha ka theksuar se lëvizja e lirë e qytetarëve duhet të jetë prioritet i yni.
Ajo ka thënë se kjo marrëveshje padyshim i hap rrugë ratifikimit të demarkacionit dhe liberalizimit të vizave.
“Mirëpres marrëveshjen mes Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, që padyshim i hap rrugë ratifikimit të demarkacionit dhe liberalizimit të vizave. Deri më tani, Kosova ka bërë një rrugë të gjatë në plotësimin e kushteve për liberalizim dhe jemi tani para përmbushjes së kushtit të fundit. Falënderoj të gjitha institucionet për angazhim në këtë proces. Le t’u mundësojmë qytetarëve lëvizjen e lirë”, ka theksuar Hoxha.