Ministrja Hoxha ndan foton e profesoreshës së saj, Znj. Albright
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, gjatë studimeve të saja në ShBA, kishte pasur fatin ta ketë profesoreshë, ish-sekretaren e shtetit të ShBA-së, Znj. Madeleine Albright.
Në një postim në profilin e saj në “Twitter”, Ministrja Hoxha ka ndarë fotot prej njërës nga ligjëratat, si dhe ka shprehur respekt të thellë për Znj. Madeleine Albright, duke thënë se ajo vazhdon të jetë një nga modelet më të mira për politikanët e rinj gjithandej botës.
“Krenare me profesoreshën e Universitetit tim në Georgetoën, Sekretarja e Shtetit, Zonja Madeleine Albright – e para femër në këtë pozitë! Ajo vazhdon të jetë një nga modelet më të mira për politikanët e rinj gjithandej botës. Përgjithmonë mirënjohëse për gjithë mbështetjen tuaj për Kosovën!”, ka shkruar Hoxha.