Ministrja Hoxha në ceremoninë e tranzicionit të FSK-së: Ditë e krenarisë tonë
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, mori pjesë në ceremoninë e tranzicionit nga FSK-ja në ushtri të Kosovës.
Ajo përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka përgëzuar qytetarët duke shkruar se “kjo ditë, është ditë e krenarisë dhe përkujtimit të kontributit të shumë brezave”.
Ministrja Hoxha ka shtuar se institucionet tona, bashkë me partnerët tanë ndërkombëtar, ShBA dhe BE, nga konsumuese të paqes, do të prodhojnë paqe, në këtë pjesë të Ballkanit dhe Evropës.
Postimi i plotë i saj:
Urime dhe gëzuar, Ushtria e Kosovës
Në Ceremoninë e tranzicionit nga FSK në Ushtri të Kosovës, pati shumë emocione, sepse, kjo ditë, është ditë e krenarisë dhe përkujtimit të kontributit të shumë brezave.
Ushtria jonë, nuk do të jetë rrezik për askënd, por, gjithsesi, me misionin e vet mbrojtës, do të prodhoj siguri për të gjithë qytetarët pa dallim! Bashkë me aleatet tonë të përjetshëm deri në përmbylljen e synimit tonë, anëtarësimin në NATO.
Institucionet tona, bashkë me partnerët tanë ndërkombëtar, ShBA dhe BE, nga konsumuese të paqes, do të prodhojnë paqe, në këtë pjesë të Ballkanit dhe Evropës.
Në këtë ceremoni, pata kënaqësi të takoj edhe dy studentet e mia, tash kadete të Ushtrisë së Kosovës!
Urime, gëzuar!