Ministrja Hoxha në Ditën botërore për eliminimin e dhunës ndaj grave: Nuk tolerohet asnjë lloj dhune ndaj grave
25 nëntor 2018
| 18:58
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, në Ditën botërore për eliminimin e dhunës ndaj grave, iu ka bashkuar shënimit të kësaj dite, me zotimin se nuk do të tolerojmë asnjë lloj dhune ndaj grave.
Postimi i plotë i ministres në llogarinë e saj në “Facebook”:
Një nga tri gratë, ishin viktima të dhunës në botë! Kjo duhet të përfundojë❌!
Bota nuk mund të jetë e lumtur, nëse gjysma e saj kërcënohet apo e përjeton dhunën!
Në Ditën botërore për eliminimin e dhunës ndaj grave?, i bashkohemi shënimit të kësaj dite me zotimin se nuk do të tolerojmë asnjë lloj dhune ndaj grave.