Ministrja Hoxha: Në Reçak ngjau kthesa e madhe

15 janar 2018 | 13:23

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, me rastin e 19-vjetorit të masakrës së Reçakut, ka thënë se kjo ngjarje e rëndë ka zgjuar reagimin e botës demokratike, duke u shënuar si ditë e tmerrit dhe dëshmisë së fytyrës së vërtetë të regjimit kriminal.

Ajo ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook”, se 19 vjet më parë në Reçak ngjau kthesa e madhe.

“Sot në 19-vjetorin e Masakrës së Reçakut, kujtojmë me nderim martirët e lirisë. Kjo ngjarje e rëndë zgjoi reagimin e botës demokratike, duke u shënjuar si ditë e tmerrit dhe dëshmisë së fytyrës së vërtetë të regjimit kriminal. Këtu, ngjau kthesa e madhe, pas përpjekjeve të vazhdueshme të popullit tonë për liri, përkushtimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe dhimbjes së madhe njerëzore si kjo në Reçak. Faktori ndërkombëtar u bë unik se rruga jonë e vetme ishte çlirimi. Institucionet, të gjitha së bashku, në partneritet të ngushtë me aleatët tanë, çdo ditë me përkushtim do të jetësojmë lirinë tonë, duke u bërë pjesë e vlerave euro-atlantike, faktor i paqes dhe mirëkuptimit, duke mos e harruar të djeshmen tonë. Lavdi heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të lirisë!”, ka shkruar Hoxha.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi shqiptar, Azdren Llullaku, ka njoftuar në “Instagram” se ka…