Ministrja Hoxha nis takimin me komitetin LIBE, pret konfirmim pozitiv për vizat

29 gusht 2018 | 14:08

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka zhvilluar sot takimin e paraparë me anëtarët e komitetit LIBE të Parlamentit Evropian, ku është diskutuar rreth procesit të radhës për çështjen e liberalizimit të vizave.

Hoxha ka deklaruar se nga ky komitet pret konfirmime pozitive sa i përket liberalizimit.

“Takim i mrekullueshëm me anëtaren austriake të Parlamentit Europian, Angelika Mlinar. Biseduam për procesin e liberalizimit të vizave si dhe për pritjet e Kosovës nga komiteti LIBE për konfirmim pozitiv. Ajo vlerësoi lartë progresin e arritur në Kosovë. Kam kërkuar mbështetje të mëtejshme për të vazhduar rrugën tonë të integrimit”, ka shkuar Hoxha në llogarinë e vet në Twitter”.

Përveç saj, Hoxha, paraprakisht është takuar edhe me anëtaren franceze të Parlamentit Evropian, Marie Christiane Vergiat e cila është pjesë e komitetit LIBE.

Sipas Hoxhës, edhe Vergiat ka ofruar mbështetje të mëtejshme në rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural (DBZhR) ka mbajtur…