Ministrja Hoxha: Obligimi kryesor i Kosovës është anëtarësimi në BE
Në takimin e dytë të komiteteve për Stabilizim-Asociim, ministrja e Integrimeve Europiane, Dhurata Hoxha, ka thënë se obligimi kryesor i Kosovës është anëtarësimi në Bashkimin Evropian.
Ajo ka bërë me dije se është e lumtur me faktin se kosovarët janë në rrugë të drejt për të fituar liberalizimin e vizave.
Hoxha ka theksuar gatishmërinë e Ministrisë së Integrimeve Evropiane për kryerjen e reformave të nevojshme për këto procese.
Ndërkohë shef i Njësisë për Kosovën dhe Maqedoninë në Drejtorinë e Përgjithshme të Komisionit Evropian për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, David Cullen, ka thënë se Kosova ka shënuar progres dhe se takimi i sotëm ka një rëndësi të madhe për takimin e Komitetit për Stabilizim Asociim.
Sipas tij, Kosova duhet të jetë e përkushtuar në vazhdimin e dialogut me Serbinë.
Cullen ka bërë thirrje që Kosova të bëj çmos në forcimin e sundimit të ligjit.