Ministrja Hoxha, optimiste për liberalizim të vizave brenda këtij viti
27 janar 2018
| 20:45
Ministrja e Integrimeve Europiane, Dhurata Hoxha ka deklaruar se spektri politik në vend duhet t’i marrë seriozisht obligimet e vëna nga Bashkimi Europian. Hoxha është optimiste se gjatë vitit 2018 do të ndodh liberalizimi i vizave.
“Shpresoj qe vitit 2018 të jetë vit i lëvizjes së lirë të qytetarëve. Demarkacioni është një kriter i mbetur prej vite më parë dhe fatkeqësisht nuk kemi arritur ta tejkalojmë sepse qytetarët tanë ende mbesin të izoluar ende mbesin të vetmit në rajon ë izoluar duke pritur me ditë të tëra para ambasadave dhe kjo është një fatkeqësi e madhe”, ka thënë Hoxha për “RTK”-në
Hoxha beson se në fund të këtij viti Kosova do të aplikojë për statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Europian.