Ministrja Hoxha përkujton viktimat e Holokaustit
27 janar 2018
| 12:26
Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Përkujtimit të Holokaustit, Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka vendosur lule pranë pllakës përkujtimore dedikuar viktimave të popullit hebre gjatë Holokaustit.
“Në shënimin e Ditës së Holokaustit, përkujtojmë një nga plagët më të dhimbshme të historisë njerëzore. Shekulli i kaluar, me holokaustin, na dha një nga mësimet më të hidhura që nuk duhet lejuar kurrë të përsëritet ”, ka theksuar Hoxha.