Ministrja Hoxha: Presim që këtë vit të hiqen vizat
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka thënë se liberalizimi i vizave për Kosovën pritet të ndodhë deri në fund të vitit.
Ajo ka bërë me dije se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet që janë kërkuar dhe pret që procesi i vendimmarrjes në BE të përmbyllet brenda këtij viti.
Hoxha ka thënë për “RTK”-në se tashmë çdo gjë është në dorën e Këshillit të Ministrave të shteteve anëtarë të BE-së.
Duke folur për votimin kundër liberalizimit të disa eurodeputeteve nga Franca e Holanda, Hoxha ka vlerësuar se votimi në parlament nuk është sipas shtetit prej nga vjen parlamentari por nga partia e cila vjen ai.
Sipas ministres, vërehet që deputetët e partive të djathta konservatore kanë pasur tendenca të votojnë kundër.
Hezitimet e tilla, ka thënë ajo ka ndodhur për shkak të migracionit në përgjithësi.
Ajo ka folur edhe për pesë shtetet anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën, duke thënë se nuk pret që këto shtete të votojnë kundër.