Ministrja Hoxha pret në takim komandantin e KFOR-it
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka pritur sot në takim komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralmajorin Lorenzo D’Addario, me të cilin ka diskutuar për sigurinë që ofron kjo forcë e paqes për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.
“Procesi integrues euro-atlantik është garanci e vetme për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm të rajonit”, ka thënë ministrja Hoxha.
Postimi i plotë i ministres Hoxha në rrjetin social “Facebook”:
Siguria dhe sfidat e sigurisë në rajonin tonë, ishin ndër çështjet që diskutova me Komandantin e ri të KFOR-it, gjeneral majorin Lorenzo D’Addario, si dhe për sigurinë që ofron kjo forcë e paqes për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.
Ne jemi mirënjohës që KFOR-i ka ofruar siguri dhe paqe për vendin tonë, po ashtu, kam theksuar në takim se procesi integrues euro-atlantik është garanci e vetme për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm të rajonit. Procesi integrues euro-atlantik, është konsensusi ynë nacional dhe partiak, pa dallim!