Ministrja Hoxha pret vlerësim nga Gjermania
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka takuar Stephan Mayer, Sekretar i Shtetit në Ministrinë e Brendshme, dhe vuri në pah të arriturat dhe sfidat në procesin integrues.
“Padyshim, tema më e diskutuar ishin 95 kushtet e përmbushura për liberalizim, si dhe pritjet tona që të ketë vendim sa më shpejtë”, ka shkruar ministrja Hoxha në rrjetin social “Facebook”.
Ja postimi i ministres Hoxha:
Kënaqësi të takoj prapë, këtë herë në Prishtinë, në darkë, Z. Stephan Mayer, Sekretar i Shtetit në Ministrinë e Brendshme. Darka e shtruar nga Ambasadori gjerman për nder të kësaj vizite, ishte mundësi të diskutonim të arriturat dhe sfidat në procesin integrues. Padyshim, tema më e diskutuar ishte 95 kushtet e përmbushura për liberalizim, si dhe pritjet tona që të ketë vendim sa më shpejtë.
Ne kemi besim se do të vlerësohet puna jonë në këtë aspekt, dhe se nuk do të mungojë përkrahja dhe miqësia e Gjermanisë, e cila gjithmonë ka qenë pranë Kosovës në rrugëtimin tonë.