Ministrja Hoxha: Prioritet do të jetë zbatimi i rekomandimeve nga raporti i KE-së
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka mbajtur konferencë për medie ku ka folur për raportin e vendit nga Komisioni Evropian (KE).
Ajo ka thënë se raporti vlerëson të arriturat, po ashtu numëron edhe ngecjet dhe rekomandimet.
“Tash është prioritet adresimi dhe zbatimi i rekomandimeve nga raporti, sepse, rruga jonë e vetme është integrimi i vendit tonë me vlerat e BE-së”, ka deklaruar Hoxha.
Ajo ka treguar se vlerësimi në raport është ndarë në katër pjesë: Pjesa e përgjithshme, Kriteret politike, Kriteret socio-ekonomike dhe Standardet e BE-së.
“Mbetet punë për t’u bërë për procesin integrues, ndërsa çështja e liberalizimit të vizave, është në duar të Këshillit të Ministrave dhe pas zgjedhjeve në Parlamentin Evropian, kërkojmë të mos ketë vonesa, përkundrazi, presim që parimet themelore të BE-së të zbatohen edhe për Kosovën”, është shprehur ministrja Hoxha.
/Epoka e re/