Ministrja Hoxha priti vizitorët më të mirë të ministrisë gjatë vitit 2018
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka pritur vizitorët më të mirë gjatë vitit 2018, e këta janë nxënësit e “Faik Konicës”, të cilët i uroi për sukses në mësime.
“Buzëqeshja e tyre dhe hareja, janë gëzimi ynë që do të na përcjellë, edhe në vitin që vjen!, ka shkruar ministrja Hoxha në llogarinë e saj në “Facebook”.
Postimi i plotë i saj:
Sot, nxënësit e shkollës fillore “Faik Konica” në Prishtinë, ishin mysafirët tanë, më të mirët që i kemi pasur gjatë këtij viti kalendarik.
Të gjitha pyetjet për kryeqytetet e Evropës i kanë ditur, pa hamendje!
Me dhurata dhe përqafime, më të vegjëlve tanë, ju urova fundvit të gëzueshëm dhe shumë suksese në mësime në Vitin e ri, 2019.
Buzëqeshja e tyre dhe hareja, janë gëzimi ynë që do të na përcjellë, edhe në vitin që vjen!