Ministrja Hoxha: Sërish u rikonfirmua puna jonë në Parlamentin Evropian
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka reaguar pas votimit pozitiv në Parlamentin evropian, për liberalizimin e vizave.
Pas votimit pro me 331 vota, të raportit të Tanja Fajon për liberalizim, ministrja Hoxha ka theksuar se
Kosova e ka merituar liberalizimin e vizave. “Ne e kemi merituar liberalizimin, kemi kërkuar trajtim të barabartë me shtet e deritashme aspirante për liberalizim, përjashtimi ynë, është shumë i padrejtë”, ka shkruar Hoxha në llogarinë e vet në “Facebook”.
Postimi i plotë i ministres Hoxha:
Raporti i Tanja Fajon, për liberalizimin e vizave i votuar me 331 vota, është rikonfirmim i punës së institucioneve tona.
Ne e kemi merituar liberalizimin, kemi kërkuar trajtim të barabartë me shtet e deritashme aspirante për liberalizim, përjashtimi ynë, është shumë i padrejtë.
Faleminderit znj. Fajon dhe euro deputetë që keni qenë përkrahës të së vërtetës!
Do theksuar se Parlamenti Evropian, sot ka votuar sërish, për të vazhduar mandatin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, të raportueses
Tanja Fajon, si pjesë e procedurës për të vazhduar mandati i këtij procesi edhe në kohën e tranzicionit, pasi zgjedhjet për Parlamentin Evropian, do të mbahen në muajin maj.