Ministrja Hoxha takon përkrahësit eminent të Kosovës nga Austria

25 shkurt 2019 | 21:34

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, mori pjesë në darkën e organizuar me përkrahësit eminent nga Austria, të cilët me dekada ishin krah i lirisë dhe shtetësisë së Kosovës, mes tyre dy ish ministra, deputetë aktuale, ekspertë të mediave dhe studiues e njohës të çështjeve të Ballkanit dhe procesit integrues.

“Kosova dhe populli ynë, me këta miq, kurrë nuk do të jenë vetëm. Ata ishin zëri ynë, në instancat shtetërore dhe opinionin austriak dhe më gjerë, me dekada, për lirinë dhe shtetndërtimin e Kosovës”, ka shkruar në rrjetin social “Facebook” ministrja Hoxha.

Ja postimi i plotë i ministres Hoxha:

“Në darkën e organizuar për miqtë tanë në Austri??, patëm nderin të kemi në mesin tonë ish ministrat Dr. Werner Fasslabend, Dr. Friedhelm Frischenschlager, deputetet Carmen Jeitler-Cincelli, Dr. Stephani Krisper, si dhe Rainhard Kloucek, Arbër Marku dhe të ftuar tjerë.

Kosova dhe populli ynë, me këta miq, kurrë nuk do të jenë vetëm. Ata ishin zëri ynë, në instancat shtetërore dhe opinionin austriak dhe më gjerë, me dekada, për lirinë dhe shtetndërtimin e Kosovës??.

Ata sot, janë përkrahës të procesit integrues, integrimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare si dhe kundër padrejtësisë që i bëhet Kosovës krahasuar me vendet e rajonit. Faleminderit miq, ne jemi të bekuar me miqësinë historike të Austrisë!”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Senataorja Ameriane nga rradhët e republikanëve nga Shteti Iowa, Joni…