Ministrja Hoxha thotë se ka pasur progres në zbatimin e MSA-së

01 prill 2019 | 11:25

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka thënë se në trevjetorin e hyrjes në fuqi të marrëveshjes së parë kontraktuale në mes të Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, Marrëveshjes për Stabilizim Asociim (MSA) mund të flitet për shumë të arritura.

Ajo ka thënë se këto të arritura janë të lidhura ngushtë me jetën dhe mirëqenien e secilit qytetar të Republikës së Kosovës.

Megjithatë ministrja Hoxha ka deklaruar se këto arritje nuk mjaftojnë për t’u bërë pjesë e familjes evropiane.

“Lidhur me këto arritje, ne çmojmë secilin kontribut të vendeve të BE-së për procesin dhe rrugën tonë integruese. Këto arritje nuk mjaftojnë për t’u bërë pjesë e familjes Evropiane, por ne nuk do të ndalemi së punuari sepse kemi qenë, jemi dhe do të mbesim pjesë e Evropës dhe vlerave që ajo përfaqëson. Në këtë përvjetor, përgëzime secilit kontribuues për zbatimin e MSA-së, në veçanti shprehim respekt ndaj ekspertëve të vendeve mike që me përkushtim të madh kanë dinamizuar procesin konform nevojave të qytetarëve tanë. Urime miq, përgëzime për akterët që vërtetë këtë marrëveshje e trajtojnë siç e meriton, me prioritet, si interes me peshë dhe vlerë kombëtare!”, ka shkruar Hoxha në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Apple” ka hequr dorë nga një produkt që ishte parashikuar…