Ministrja Hoxha: Transparenca në komunikimin e procesit të integrimit rritë llogaridhënien
Komisioni për Integrime Evropiane, në bashkëpunim me Forumin për Transparencë Parlamentare, mbajti takim lidhur me Komunikimin në Procesin e Integrimit Evropian në Kosovë, rolin e shoqërisë civile dhe medias, të cilin e kryesoi, Blerta Deliu-Kodra.
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, hapi diskutimin për procesin e komunikimit që synon informimin e publikut duke ofruar informata objektive dhe duke sfiduar përceptimet e gabuara rreth marrëdhënies Kosovë-BE, sidomos nevojën për informim të qytetareve sa i përket hapave konkret që duhet përcjellë drejt anëtarësimit dhe cilat institucione janë përgjegjëse për reformat si sundimi i ligjit, fuqizimi ekonomik, apo promovimi i investimeve.
Sa i përket implementimit të reformave, apo zbatimit të MSA-së dhe ERA-së, ne do të fokusohemi që niveli i zbatimit të komunikohet në mënyrë më kualitative dhe në terma konkret, ashtu si raporti i BE-së për vendin, duke shtuar se Ministria e Integrimit ka rol koordinues e përkushtuar për transparencë.
“Informimi në kohë kontribuon në rritjen e llogaridhënies, sidomos në ato raste kur implementimi i ndonjë projekti të financuar nga BE zvarritet apo dështon për mos përmbushje të përgjegjësisë institucionale, qoftë te nivelit qendror apo lokal”, ka theksuar ministrja Hoxha.
Me rastin e shënimit të ditës së Evropës, ajo ka treguar se Kosova ka lansuar edhe një kampanjë vetëdijesuese për informim më të mirë të publikut, për ngritjen e vetëdijes rreth hapave për anëtarësim në BE, për rëndësinë e MSA-së, rëndësinë e gjithëpërfshirjes dhe qytetarisë aktive për të rritur llogaridhënien si dhe promovimit të vlerave të BE-së në vend.
Ministrja Hoxha ka potencuar se Ministria e Integrimit Evropian do të kërkojë raporte për përmbushjen e rekomandimeve, rol i dhënë vjet nga Qeveria, dhe ofroi bashkëpunim si dhe diskutime që ndikojnë në koordinimin sa më të mirë për procesin integrues.fizim të lëvizjes së lirë.