Ministrja Hoxha u ofron përkrahje të plotë grave ndërmarrëse
Në Ministrinë e Integrimit Evropian, ministrja Dhurata Hoxha, ka pritur në takim gratë ndërmarrëse nga Shoqata Zejtare Afariste të Prizrenit, të prira nga Ymran Fusha.
Ministrja Hoxha u ka ofruar “përkrahje të plotë grave ndërmarrëse, për hapësirën e ndërmarrësisë, për ngritjen e aftësisë dhe mundësisë së tyre konkurruese në treg, për aftësimin profesional të veprimtarive me interes për tregun e punës si dhe ruajtjen e traditës në veprimtaritë prodhuese, fuqizimin e bizneseve të vogla dhe hapjen e tregut për këto biznese edhe jashtë vendit”.
Postimi i plotë i ministres Hoxha në llogarinë e saj në “Facebook”:
Takimi me gratë ndërmarrëse të Shoqatës Zejtare Afariste të Prizrenit, të prira nga Ymran Fusha, ishte shumë përmbajtjesor dhe me interes.
Gratë e kësaj shoqate, janë shembull i punës, përkushtimit dhe angazhimit, andaj, lehtësimi i kushteve dhe klimës për biznes, fuqizimi i tyre në afarizëm dhe përkrahja e të bërit biznes, është shumë e rëndësishme.
Ato janë edhe bashkëshorte, nëna dhe aktive në jetën tonë, andaj, ishte kënaqësi të flasim dhe të punojmë bashkërisht për zgjidhjen e sfidave që ato kanë.
Unë kam ofruar përkrahjen time të plotë për gratë ndërmarrëse, për hapësirën e ndërmarrësisë, për ngritjen e aftësisë dhe mundësisë së tyre konkurruese në treg, për aftësimin profesional të veprimtarive me interes për tregun e punës si dhe ruajtjen e traditës në veprimtaritë prodhuese, fuqizimin e bizneseve të vogla dhe hapjen e tregut për këto biznese edhe jashtë vendit.