Ministrja Hoxha uron krijimin e ushtrisë së Kosovës
14 dhjetor 2018
| 12:17
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, me rastin e aprovimit të ligjeve për Ushtrinë e Kosovës, sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ka theksuar se ushtria e Kosovës është një nga kapitujt më të ndritshëm të shtetit tonë.
“Ushtria e Kosovës është një nga kapitujt më të ndritshëm të shtetit tonë, do të ndërtohet në bashkëpunim me miqtë tanë, aleatët tanë të përhershëm, NATO, ShBA dhe vendet e BE-së. Urime Ushtrinë, Kosovë”, ka shkruar Hoxha në llogarinë e saj në “Facebook”.
/Epoka e re/