Ministrja Hoxha: Viti 2018, duhet të vëmë në veprim shpejtësinë e gjashtë!
Në intervistën të cilën e drejton analisti ndërkombëtar i politikave, Janusz Bugajski, në RTK, në emisionin “New Bugajski Hour”, ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, në temën e diskutimit për rrugëtimin e Republikës së Kosovë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ka theksuar se “Viti 2018 është vit i ndërtimit të kredibilitetit tonë, të duam vërtetë të punojmë për integrimin evropian, të bëjmë reformat, të ndryshojmë ligjet q duhen reformuar e pastaj të aplikojmë për statusin e kandidatit, bashkë dhe në bashkërendim me institucionet e BE-së.
Pse po e përmendim statusin e kandidatit, ka pyetur Ministrja, të cilës i është përgjigjur:
“Disa thonë se kjo është tepër ambicioze për juve. Kështu na patën thënë edhe për MSA-në. Shumë vite më parë kur kishim filluar të përmendim MSA-në, duam ta nënshkruajmë MSA-në, na thoshin se jemi shumë larg prej saj, kjo është tepër, nuk mund ta arrini kurrë, por, ne ia dolëm, sepse kryem reformat që ishin të domosdoshme, plotësuam kriteret që ishin të nevojshme”, theksoi Ministrja Hoxha.
Mendoj që në kombinim me vullnetin politik, dhe reformat që duhet të realizojmë, theksoi ministrja Dhurata Hoxha në intervistë, sigurisht se duhet të vëmë në veprim shpejtësinë e gjashtë, të përshpejtojmë reformat dhe të zëmë vendet tjera, por mund t’ia dalim, të arrijmë caqet tjera, dhe të përfundojmë procesin e integrimit.