Ministrja Hoxha viziton Qendrën e Inovacionit
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka vizituar Qendrën Kosovare të Inovacionit, me ç’rast u prit nga Uranik Begu, drejtor i Qendrës.
Vizita në ICK e ministres Hoxha, i dedikohej “Startup Europe Week” që është program që promovon bizneset e reja dhe idetë për inovacion dhe ndërrmarrësi.
Ministrja Hoxha, këtë vizitë e vlerësoi si mbresëlënëse.
“Bashkëbisedimi me komunitetin e startup dhe freelancer, më dha shumë optimizëm për qëllimet e të rinjve tanë, të cilët kanë më shumë nevojë për mbështetje të tilla që fuqizojnë iniciativën e tyre, idenë dhe realizimin në funksion të krijimit të vendeve të reja të punës”, ka thënë Hoxha.
Ministrja ka theksuar se një nga shtyllat ku duhet investuar në procesin integrues është krijimi i vendeve të reja të punës, fuqizimi i investimeve për start up programet, përkrahja e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme si dhe ngritjen e konkurrueshmërisë së ndërmarrjeve tona.