Ministrja Hoxha viziton shoqatën ‘Thirrjet e Nënave’ dhe Ferdonie Qerkezin
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, me rastin e 8 marsit Ditës së Gruas, ka vizituar shoqatën “Thirrjet e Nënave” dhe Ferdonie Qerkezin në shtëpinë e saj muze.
Me këtë rast ministrja Hoxha ka thënë se në këtë ditë nuk mjaftojnë lulet për mbylljen e plagës së hapur të këtyre nënave, por sipas saj ato duhet ta gëzojnë mbështetjen e shtetit.
Hoxha ka kërkuar që përgjegjësit e krimit duhet ta bëjnë zbardhjen e fatit të 1 648 të pagjeturve si dhe drejtësia duhet ta thotë fjalën e vet.
“Jam me juve këtu me thirrjet e nënave gjakovare dhe nënën Ferdonie Qerkezi, sepse është vendi më i ndjeshëm në atdheun tonë, për të cekur rëndësinë e nënës, në ditën që i kushtohet nënave. Ju jeni zëri më autentik i dëshmisë për historinë tonë të re. Në këtë ditë, nuk mjaftojnë lulet për mbylljen e plagës tuaj të hapur. Duhet ta gëzoni mbështetjen tonë më të madhe. Përgjegjësit e krimit, duhet ta bëjnë zbardhjen e fatit të 1 648 të pagjeturve dhe drejtësia ta thotë fjalën e vet. Ju jeni dëshmia e vlerës dhe çmimit të lirisë. Në ditën e nënave, dua ta përgëzoj secilën nga ju këtu, për zemrën tuaj të madhe, për fuqinë e përballimit të dhimbjes dhe shpresës. Nëna e motra ju paçim”, ka shkruar Hoxha në llogarinë e vet në “Facebook”./Epoka e re/