Ministrja Hoxha vlerëson përkrahjen që po jep Kanadaja për Kosovën
10 gusht 2018
| 11:57
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka pritur sot në takim ambasadorin e Kanadasë në Kroaci, jorezident për Kosovën, Daniel Maksymiuk, me të cilin ka diskutuar për procesin integrues dhe angazhimi institucional në këtë drejtim.
Ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook” ka shkruar se ambasadorit Maksymiuk i ka shprehur respektin e lartë për përkrahjen e Kanadasë dhe miqësinë e saj, për qytetarët dhe shtetin e Kosovës, duke qenë miqësi shembullore.
/Epoka e re/