Ministrja Hoxhiq pjesë e takimit ‘Ndikimi komunal – rruga përpara’
Ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal, Adrijana Hoxhiq, ka marrë pjesë në takimin e organizuar nga SDC / DEMOS me temën “Ndikimi komunal – rruga përpara”.
Me këtë takim pjesëmarrës ishin të gjithë përfaqësuesit e vetëqeverisjeve lokale nga territori i Kosovës, si dhe ishte prezentë edhe ambasadorja Suedeze në Kosovë.
Ministrja Hoxhiq ka shprehur mirënjohjen e saj të thellë për projektin SDC / DEMOS për bashkëpunimin e shkëlqyer të deritanishëm, gjë që i bën të gjitha palët të përfshira krenar sepse rezultati ishte i qartë, projektet me rëndësi publike u implementuan në terren.
Porosia kryesore e ministres Hoxhiq u drejtohej para së gjithash kryetarëve të komunave, të cilët ajo nxiti të insistojnë te zyrtarët e tyre në shërbimet më efikase për qytetarët, sepse vetëm nëse ato plotësojnë kriteret e përcaktuara në projektin e ardhshëm të performancës komunale, të njëjtit do të shpërblehen për projektet pasuese.
Ajo u përcjelli edhe një mesazh të qartë donatorëve të mundshëm, duke u kërkuar atyre që të përfshihen, me burimet e tyre dhe në bashkëpunim me MAPL-në, të kontribuojnë në zbatimin e projektit për performancën e komunave, i cili do të avancojë punën e vetëqeverisjeve lokale, mbi të gjitha rrisin transparencën e komunave dhe zhvillojnë një mekanizëm për përfshirjen e qytetarëve në procesin e vendimmarrjes.
/Epoka e re/