
Ministrja Hoxhiq takon shefin e Zyrës ndërlidhëse të Sllovakisë
28 janar 2020
| 15:14
Ministrja e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Adrijana Hoxhiq, është takuar të martën me shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Sllovakisë, Rastislav Kosltilnik.
Në takim u diskutuan për aktivitetet e ministrisë, si dhe planin për periudhën e ardhshme, bashkëpunim dhe situatën aktuale në Kosovë.
Bashkëbiseduesit kanë shprehur gatishmërinë e tyre për bashkëpunim të ngushtë në të mirën e qytetarëve, duke krijuar kushte më të mira dhe kualitative për jetesë.
/Epoka e re/