Ministrja Nagavci: S’kemi asnjë ankesë lidhur me furnizimin me libra për fëmijë

04 prill 2024 | 13:56

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se akuzat nga opozita lidhur me subvencionimin për blerjen e librave, janë të pavërtetë.

Ajo ka deklaruar se deri më tash nuk ka pasur asnjë ankesë lidhur me furnizimin me libra.

“Kemi punuar intensivisht që të gjitha këto shkelje të pamundësohen. Dhe po është e vërtetë që ia kemi arritur dhe jam shumë e kënaqur. Po, kemi filluar subvencionmin e drejtpërdrejtë. Kjo mënyrë shmang praktikën e kontratave njëburimore. Ndonëse kërkesa e PDK-së për komision hetimor është e bazuar krejtësisht në të pavërteta dhe pasaktësi, unë personalisht, mezi presim themelimin e këtij komisioni dhe të flasim për këtë temë. Duhet hetuar të gjitha abuzimet për keqpërdorime që kanë ndodhur ndër vite në kohën kur PDK-ja udhëhiqte me Ministrinë e Arsimit. Ne nuk kemi asnjë raport, asnjë kërkesë, asnjë ankesë nga asnjë drejtori e cila thotë se nuk janë furnizuar fëmijët me libra, ose se kanë mungesa”, ka deklaruar Nagavci në Kuvendin e Kosovës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, është shprehur pro themelimit të…